Sekuestrohen 15 mln mallra 'Made in China" në Milano
Në periferi të Milanos janë sekuestruar plot 15 milionë mallrarrezikshme dhe të pakontrolluara nga policia italiane e doganës dhe ajo financiare.

Sipas policisë italiane, mallrat janë me prejardhje nga Kina dhe u deshën pothuajse 48 orë dhe 100 policë për realizimin e operacionit.

"Për një ide më të qartë të shkallës së operacionit mjafton të mendosh për një stok mallrash në një një sipërfaqe të barabartë me 20 fusha futbolli", theksoi policia vendase.

Katër shtetas kinezë janë objekt i ndjekjeve penale për shkeljen e të drjetave të konsumatorëve dhe për shitjen e produkteve të rrezikshme. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori