Seks ne autostrade, gjobitet cifti
Albeu.com
Seksi i shfrenuar mund t’i kushtojë shtrenjtë një të riu në Norvegji. Ai pritet të gjobitet me një shumë të majme parash, pasi u arrestua duke kryer marrëdhënie me të dashurën, ndërsa ecte me shpejtësi me makinë në një autostradë.Policët pikasën automjetin që po lëvizte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, me shpejtësi 33 km/orë më shumë se limiti dhe urdhëruan drejtuesin të ndalonte. Por pasi i janë afruar makinës, ata kanë zbuluar se një femër ishte ulur në prehrin e shoferit, duke ia zënë thuajse gjithë pamjen e rrugës.

Dënimi për 28-vjeçarin do të vendoset brenda javës së ardhshme, por sipas policisë ai mund te gjobitet me disa mijëra krona norvegjeze dhe t’i hiqet patenta. Policët janë çuditur se përse çifti kishte zgjedhur këtë mënyrë të rrezikshme për të konsumuar marrëdhënien.

21-vjeçarja, pavarësisht rolit që pati në këtë incident është lejuar të shoqërojë në shtëpi të dashurin. (TCH)
Shtuar më 15/04/2009, ora 01:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori