Sekretari Kerry vizitë 6-ditore në Azi
Pëlqej
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka nisur një turne 6-ditor në Azi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me Japoninë dhe nxitjen e tregtisë së lirë në mes të ekonomive të Azi-Paqësorit.

Ai pritet të mbërrijë në Tokio sot, një ditë para se të marrë pjesë në një takim të Komisionit Konsultativ të Sigurisë SHBA-Japoni, takimi paraardhës i të cilit u zhvillua Uashington në vitin 2011. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel do t’i bashkohet sekretarit Kerry në bisedimet me Ministrin e Jashtëm të Japonisë Fumio Kishida dhe Ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” shkruante se dy palët do të diskutojnë rishikimin marrëveshjeve dhjetëra vjeçare të sigurisë për të reflektuar ato që Japonia i sheh si sfida të reja nga aktivitetet më agresive detare të Kinës në kufirin e debatueshëm detar mes dy vendeve. Pas Tokios, ndalesa e radhës për Kerry është ishulli indonezian i Balit, ku ai do të marrë pjesë në një takim ministror të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Shtuar më 02/10/2013, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori