Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Sean Spicer kërkon falje për komentet për Hitlerin
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka kërkuar falje pasi ka deklaruar se Adolf Hitleri nuk ka përdorur armë kimike në Luftën e Dytë Botërore.

Duke folur për sulmin e dyshuar të javës së kaluar me gaz nervor sarin, nga ana e forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, zëdhënësi Spicer tha mbrëmë se "ne e kemi dikë të neveritshëm sikur Hitleri, i cili madje nuk është zhytur në përdorim të armatimit kimik".

Por, lideri nazist i ka përdorë dhomat e gazit për t'i shfarosurt hebrenjtë, kundërshtarët politikë dhe të tjerët.

"Jam përpjekur ta tregoj një dallim të taktikës së përdorimit të aeroplanëve për të hedhur armatim kimik kundër qendrave të banuara", tha Spicer.

Ai më vonë ka kërkuar falje për referencën "intensive dhe jopërkatëse," për Holokaustin gjatë një interviste.

"Ishte gabim i rëndë i imi", tha Spicer. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori