S’e dinim por princi Charles do të ndryshojë emër kur të ngjitet në fron
Pëlqej
Një ditë, (sepse mbretëreshës i urojmë jetë të gjatë!), princi Charles do të bëhet mbreti i Anglisë. Por, nëse ju mendoni se ai do të quhet thjesht mbreti Charles, jeni gabim.

Ka shumë gjasa, që para se princi të ulet në krye të fronit të ndërrojë emër.

Burime pranë pallatit të Buckingham-it, bëjnë me dije se princi mund të zgjedhë një nga emrat e tij të mesit. Pra ai mund të vendosë të quhet, Philip, Arthur, ose George.

Në fakt, gjyshi i tij dhe mbreti paraardhës quheshin Albert. Tani, kalojmë pak tek ju: Sa e sikletshme do të ishte sikur në çdo punë të re t’ju duhej të ndërronit emrin?
Shtuar më 19/08/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori