Schulz shpërthen ndaj Shqipërisë: Vend i vogël, pas 20 vitesh hyn në BE
Ish-kreu i Parlamentit Europian nuk duket optimist për situatën në Shqipëri.

Martin Schulz, ish-drejtues i Partisë Social Demokrate në Gjermani, ishte i ftuar në debatin e televizionit kryesor, ARD, me titull Maischberger.

Aty po flitej për daljen e Britanisë nga BE. Por kur u transmetua një klip me titullin:

"Britania del- Shqipëria vjen", Schulz nuk u përmbajt.

"Më ka ardhur në majë të hundës kjo shfaqje. Do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE.

As nuk mund të shtrohet si pyetje që një vend i vogël të zëvendësojë fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në union, siç e mendoni ju. Vendet e vogla janë thjesht vende të vogla", është shprehur ai.
Shtuar më 21/03/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori