Kreu i Parlamentit Europian, Martin
Schulz, në një intervistë të dhënë për një radio gjermane, teksa grekët u janë drejtuar kutive të votimit në referendumin përcaktuar për qëndrimin ose jo të Greqisë në Eurozonë dhe për financat vendase, ka theksuar se nëse vota 'Jo' triumfon këtë fundjavë,
Greqia do të duhet të hedhë në
treg një tjetër monedhë.
"A do të jetë sërish
Greqia në zonën e monedhës së përbashkët europiane pas këtij referendumi? Pikërisht kjo është çështja, por nëse populli grek i thotë 'Jo' marrëveshjes ndihma financiare kundrejt reformave, atëherë ata do të duhet të hedhin në
treg një tjetër monedhë pas referendumit, sepse euroja nuk do të jetë e disponueshme për ta si mjet pagese",
Schulz.
Gjatë fjalës së tij krey i PE-së
Schulz, ka theksuar se; "Në momentin kur dikush prezanton një monedhë të re, automatikisht ai vend del nga Eurozona. Këto janë elementët që më japin shpresë, se grekët nuk do të votojnë 'Jo' në këtë referendum".
Ndërkohë, në një tjetër reagim, Banka Qendrore Europiane duket se është e gatshme të ndërmarrë masa të tjera shtesë, nëse situata do ta kërkojë një ndërhyrje të saj, siç bën të ditur anëtari i bordit ekzekutiv të BQE-së, Benoit Coeure. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2015,
ora 12:22