Nusja iku bashkë me djalin pa lajmëruar, gjyshja kërkon live nipin 6-vjeçar

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e trishtë e një gjysheje e cila kërkon live nipin 6 vjeçar, pasi nusja e kishte marrë dhe ishte larguar në drejtim të paditur.

Merita, gjyshja e 6 vjeçarit: E kam njohur nusen në Australi aty te motra ime , ajo jetonte te kushërira e parë. I prezantuam me njëri tjetrin dhe pastaj ata u njohën vet, por djali ishte në Shqipëri se nuk kishte dokumente. Por edhe kur unë qëndrova ca kohë me nusen atje por asaj kohe ajo tregonte për probleme të kaluara të saj, të cilat unë mendoj se nuk duhet të bëheshin. Që nga janari i 2015 deri në korrik te 2015 ata flisnin virtualisht, djali im jetën private nuk tregonte madje ai thoshte se çdo gjë e zgjidhim vet. Mirëpo gjërat erdhën njëra pas tjetrës, ajo dhe djali vendosën që të martoheshin, por ditën e dasmës ajo u bë pishman dhe nuk donte të vishte fustanin e bardhë, u krijua një gjendje që nuk e shpjegonim dot në atë moment. Pas debateve u kthjellua dhe vendosi të martohej. Ajo vinte nga një martesë e mëparshme e dështuar, kjo dhe kushërira e saj kishin marrë për burra dy vëllezër binjak. Por kjo gjatë gjithë kohës edhe në martesë me djalin tim ajo i mbante fotografitë e dasmës së parë fshehur. Pas martesës me djalin tim ikën me pushime të dy, por kishte një xhelozi për mua për vajzat e mia, s’po e kuptonim dot çfarë kishte. Edhe lindjen e djalit të tij im bir e përjetoi nga larg, ndoshta ajo ka menduar se unë do shkoja të jetoja me të në Australi, por unë s’di çfarë mendonte ajo në mendjen e saj. Madje djali i kërkoi që të vendoste ajo se ku donin të jetonin ose në Australi ose në Shqipëri. Por ajo nxirrte lloj-lloj pretendimesh madje kur erdhi me djalin i premtoi  se do ta merrte edhe djalin por nuk e mori kurrë. Nusja ime ka qenë xheloze shume edhe për mua edhe për vajzën.

Babai i 6-vjeçarit: Nuk e di pse u largua dhe iku pa më treguar. Kur u kthyem në Shqipëri më doli një mundësi për në Itali, edhe menduam edhe vendosëm që të ikja unë i pari dhe më vonë të merrja edhe nusen edhe djalin, atë ditë që do ikja e çova tek babai i saj që të qëndronte dhe pas dhjetë ditësh ajo më njoftoi që kishte ikur në Australi dhe të shikoja jetën time dhe ajo të sajën, që atë ditë më bëri bllok në të gjitha anët. Folëm vetëm një javë pasi kisha merak për djalin. por nga 2018 unë nuk kam kontakt me të dhe as me fëmijën tim 6 vjeçar. por ajo kishte luhatje emocionale mesa kam kuptuar pasi ajo nuk ishte e qartë për këtë martesë . Por edhe kur erdhi në jetë djali në 2016 sado që nuk kam qenë aty në Australi, ajo e dinte që unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve. Por kur djali bëri 7 muajsh ajo erdhi në Shqipëri, kjo shtatzëni ishte pa planifikim, madje ajo e mori vesh lajmin e shtatzënisë 1 muaj pasi iku në Australi. E përjetuam shumë mirë dy prindër për herë të parë, por vetëm këtë gjë kërkoj tashmë që ajo të më lëri një pikë komunikimi me djalin tim, pasi unë kam kohë që po e pres dhe madje as divorcin se kam bërë, gjithmonë e pres momentin e takimit me djalin. Kam një lloj meraku dhe malli prej 3 vitesh.