Bayern Munich interesohet për lojtarin e Interit

Bayern Muncih ka filluar të tregojë një interes për anësorin e klubit italian, Denzel Dumfries.

Sipas “Sport Bild”, gjermanëve i ka pëlqyer performanca e anësorit holandez këtë sezon me Interin.

Në fillim Dumfries e pati të vështirë të ambientohej me zikaltërit por me kalimin e kohës ai u përshtat shumë mirë me kampionët në fuqi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 10:07