Sarkozy tallet me Zapateron: Eshte pak intelegjent
Albeu.com
Presidenti francez Nicolas Sarkozy i shpreh hapur mendimet ne prani te deputeteve dhe ministrave te tij, por edhe te eksponenteve te opozites. Ndodh qe keto mendime te perfundojne ne faqet e shtypit, duke bere ...... publike se c’mendon presidenti per koleget e tij, Obamen, Merkel, Barroson, apo Zapateron. Batutat kane selle polemika dhe jane pergenjeshtruar nga presidenca franceze.

Ne vecanti vemendjen ka terhequr komenti per kryministrin spanjoll, te cilin Sarkozy e ka cilesuar si jo shume inteligjent. Sarkozy thote se ai nuk eshte gjithnje ne lartesine e duhur per te marre vendime dhe nuk eshte efikas. Persa i perket paktit franko-gjerman, Sarkozy shrehet se Merkel eshte bashkuar me francezet kur ka luftuar me ne fund situaten e bankave gjermane dhe te industrise se makinave.

Presidenti nuk ka harruar pa thumbuar as ish-kryeministrin socialist Lionel Jospin: “Ka njerez inteligjente, por qe nuk kane arritur dot ne raundin e dyte te presidencialeve. Gjate karrieres sime jam ndeshur me kundershtare te cilesuar me inteligjente se une”.

Ndersa per Berlusconin ka rezervuar batuten: “Gjeja me e rendesishme ne nje demokraci eshte te rizgjidhesh. Shiheni ate, e ka bere tre here!”.

Batutat jane publikuar nga gazeta “Libération” dhe mendohet qe “spiuni” te jete nje nga eksponentet e se majtes, qe ka marre pjese ne nje takim analize per samitin e G20. Por ne nje moment ku ka fjale per rikompozim te qeverise franceze, lajmi mund te kete dale edhe nga e djathta. Zedhenesi i Elizeut tha se presidenti ben thirrje per te ruajtur qetesine dhe vetekontrollin.
Shtuar më 17/04/2009, ora 21:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori