Sarkozy përshpejton ritmet e reformave
Pëlqej
Sarkozy
Pas riorganizimit të kabinetit qeveritar, presidenti francez Nicolas Sarkozy, synon të rifitojë besimin e qytetarëve me reforma të tjera. Tani duhet reformuar sistemi fiskal, njoftoi kreu i shtetit francez në një intervistë televizive.

Duke iu referuar Gjermanisë Sarkozy deklaroi, se nuk mund të pranojë disavantazhe në aftësinë konkurruese kundrejt partnerit më të rëndësishëm të Francës.

Reforma urgjente nevojiten edhe në financimin e përkujdesjes për moshën e tretë, tha Sarkozy.
Shtuar më 17/11/2010, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori