Sarkozy mund të ë kandidojë sërish për postin e presidentit
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2012 mund të kandidojë sërish në ato të vitit 2017. Këtë gjë e ka paralajmëruar ish-ministri i jashtëm, Alain Juppe.

"Kam përshtypjen se po, ndonëse nuk më takon mua t'i përgjigjem pyetjes në vend të tij. Nicolas Sarkozy është këtu në Francë, ai ndjek politikën me një vëmendje të madhe dhe nga bisedat tona të rregullta telefonike mund të them se është tejet vigjilent", është shprehur Juppe.
Shtuar më 14/02/2013, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori