Sarkozy: Do të votoja për Hollande përballë ekstremit të djathtë
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kandidat për parapraket e së djathtës për zgjedhjet presidenciale të 2017, u shpreh se do të votonte për pasuesin e tij socialist, François Hollande, kundër ekstremit të djathtë nëse do të ishte e nevojshme.

I pyetur nga mediat BFMTV dhe RMC në lidhje me hipotezën me propabilitet të vogël referuar sondazheve, të një raundi të dytë në zgjedhjet presidenciale mes Frontit Kombëtar (FN) dhe partisë socialiste (PS), kreu i shtetit iu përgjigj se nuk kishte votuar kurrë për FN dhe nuk dëshironte të bënte aspak një zgjedhje të tillë.

Do të votonte ai për presidentin me popullaritetin më të ulët për francezët François Hollande ? Disi në mëdyshje ai u shpreh pa përmendur emrin e atij që e mundi në 2012.

“Besoj se mes nesh dhe FN-së ekziston një barrierë e pakapërcyeshme. Për ata imigracioni është një problem principi, për mua është një problem numri, nuk është aspak e njëjta gjë “, sqaroi Nicolas Sarkozy, transmeton atsh.

Këto deklarata vijnë si një qëndrim i ndryshëm në raport me strategjinë e shfaqur të "as-as" (As PS-në, as FN-në) një tezë e mbrojtur nga Nicolas Sarkozy gjatë zgjedhjeve të fundit rajonale, duke i bërë thirrje elektoratit të djathtë të abstenonte në rast të një përballje mes ekstremit të djathtë dhe së majtës. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori