Sarkozy dhe Hollande, debat për shpenzimet publike
Në javën e fundit të fushatës përpara raundit të parë të votimeve, dy kandidatët kryesorë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande debatuan për planet e shpenzimeve publike.


Gjatë një fjalimi për biznesmenët, në qendër të Parisit, Sarkozy kritikoi premtimin elektoral të Hollande për të punësuar 64 mijë mësues, duke thënë se kjo do të reflektojë keq në zotimet e Francës për të mbajtur defiçitin nën kontroll.

Hollande, duke folur në radion RTL, pranoi se kriza e euros e nisur nga rënia e besimit në aftësinë e vendeve për të paguar borxhet e tyre publike, nuk ka marrë fund. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2012, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori