Sarkozi konfirmon vdekjen e pengut francez
Albeu.com
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka konfirmuar se pengu francez, Mishel Germaneu, është vrarë në Afrikën sub-Sahariane nga dega e Al-Kaedës në Afrikën Veriore.Pas takimit urgjent të sigurisë me disa nga ministrat e tij, Sarkozi tha se "Franca do të hakmerret për vrasjen që ndodhi më 24 korrik". Dega e Al-Kaedas në Afrikën Veriore ka njoftuar se Germaneu, 78-vjeçar, është vrarë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 6 pjesëtarëve të saj në operacionin e ushtrisë së Mauritanisë, të kryer me mbështetjen franceze. Sarkozi tha se ka udhëzuar ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm për të ndërmarrë masa që do të përgatisnin reagimin e Francës.
Shtuar më 26/07/2010, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori