Sarajeva zyrtare denon deklaratat e Vuk Jeremicit
Albeu.com
Sarajevë - Bosnje-Hercegovina proteston ashpër ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Reagimi vjen nga shefi i diplomacisë së Bosnje-Hercegovinës, Sven Akalaj, i cili dënon deklaratat e Jeremiçit, dhënë për "The Washington Times"."Në bisedën telefonike me Jeremiçin, ministri boshnjak shprehu pakënaqësi për deklaratat si edhe për përzierjen e ministrit serb në punët e brendshme të Bosnje-Hercegovinës", njofton Ministria e Punëve të Jashtme në Sarajevë.

Jeremiçi deklaroi për "The Washington Times" se përbën habi dhe nonsens fakti që shteti, që është protektorat i OKB-së dhe që është menaxhuar nga përfaqësuesi ndërkombëtar, të bëhet anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së prej janarit të vitit të ardhshëm.

Alkalaj deklaroi se është "e palejueshme që anëtarësimi i pritur i Bosnje-Hercegovinës në Këshillin e Sigurimit të përbëjë habi dhe nonsens". Ai theksoi se qëndrimi i Jeremiçit është i papërgjegjshëm, pasi bie në kundërshtim me thëniet e tij gjatë vizitës së fundit në Bosnje.

"Edhe një herë dëshiroj të nënvizoj se sovraniteti dhe tërësia territoriale e
Bosnje-Hercegovinës si anëtare e barabartë e OKB-së dhe e shumë institucioneve të tjera ndërkombëtare nuk është në pikëpyetje", përfundoi ministri boshnjak.
Shtuar më 24/04/2009, ora 21:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori