Sao Paulo përfshihet nga vala më e nxehtë e 71 viteve të fundit
Në një kohë kur Serbia, Sllovenia dhe shumë vende të tjera të Evropës po vuajnë nga dimri i ftohtë, banorët në Sao Paulo, po vuajnw nga temperaturat e larta. Muaj Janar është goditur nga një valë e nxehtw që nuk është përjetuar në 70 vjetët e fundit.

Meteorologët kanë regjistruar 35.8 gradë celsius të shtunën pasdite, kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në muajin shkurt që prej vitit 1943.

Temperatura mesatare është 31.9 gradë celsius këtë janar,dhe e ka shëndërruar në më të ngrohtin e 71 viteve të fundit, njofton REL.

Vala e të nxëhtit parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe mungesa e reshjeve të shiut mendohet se do të çojë edhe në mungesën e ujit, në metropolin ku jetojnë rreth 20 milion banorë. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2014, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori