Studimi: Njerëzit që nuk konsumojnë mish priren të vuajnë nga kjo sëmundja

A janë vegjetarianët njerëz më të shëndetshëm dhe më të lumtur? Studimii fundit nga ekspertët brazilianë dhe portugezë tregon të kundërtën.

Sipas hulumtuesve, njerëzit të cilët nuk hanë mish kanë pothuajse probabilitet dyfish më të madh për të kaluar faza depresive, më shumë se ata të cilët konsumojnë produkte shtazore. Studim është publikuar në “Journal of Affective Disorders “, për të cilin janë analizuar më shumë se 14.000 brazilianë.

“Kemi zbuluar lidhjen pozitive midis shfaqjes së episodeve depresive dhe dietave të pakuptimta. Personat të cilët kanë hequr dorë nga mishi kanë pasur faza depresive përafërsisht dyfish më shpesh se ata të cilët hanë mish”, thuhet në rezultatet e studimit.

Por përse vegjetarianët priren të jenë depresivë?

Vegjetarianëve u mungojnë disa vitamina dhe lëndë ushqyese në vaktet e tyre dhe kjo mund të ndikojë në anën psikike.

Megjithatë, nga njëra anë, studiuesit dyshojnë se nuk është se vegjetarianët shpesh bëhen në depresion, por se njerëzit me depresion kanë më shumë gjasa të bëhen vegjetarianë.

Ata gjithashtu theksojnë se presioni social mund të luajë një rol në zhvillimin e depresionit, veçanërisht në një vend si Brazili, ku konsumohet një sasi jashtëzakonisht e madhe mishi.

Një hipotezë tjetër thotë: është e mundur që vegjetarianët në përgjithësi të jenë njerëz më të ndjeshëm dhe për këtë arsye bien më shpejt në depresion.Pavarësisht nëse jeni mishngrënës apo vegjetarian, depresioni është një gjendje serioze dhe kërkon trajtim profesional.