Salvini: Emigrantët do zbresin nga anija. Falenderojmë Shqipërinë, Francës t'i vijë turp
Ministri i Brendshëm, i Italisë Matteo Salvini ka deklaruar se në orët në vijim të gjithë emigrantët që janë të bllokuar në anijen Diciotti do të lejohen të zbresin.

Në një transmetim direkt në profilin e tij në Facebook ai ka dekaruar se 150 emigrantët e anijes Diciotti që prej ditësh është e ankoruar në portin e Katanias, do të zbresin në tokën italiane. Ai flenderoi Shqipërinë për gatishmërin për të marrë 20 prej emigrantëve.

"Disa prej tyre do të shkojnë në Shqipëri. Unë falenderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t'u vijë francezëve. Disa prej emigratëve do të shkojnë në dy vende të tjera europiane e emigrantët që do të mbeten në Itali do të merrren në kujdes të Kishës katolike", tha Salvini.
Shtuar më 25/08/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori