Alarm te Franca: Një tjetër lojtar i sëmurë, nuk dihet nëse është grip apo Covid

Në shtëpinë e Francës bie alarmi në kuadër të finales së së dielës kundër Argjentinës.

Në fakt po përhapet epidemia e gripit, e cila fillimisht preku vetëm Upamecano dhe Rabiot, të cilët në fakt munguan në ndeshjen gjysmëfinale kundër Marokut, aq sa pas ndeshjes federata vendosi të shpërndajë maskat në hyrje në zonat e populluara.

Në orët e fundit edhe Coman është prekur nga simptomat e gripit dhe tani ka frikë se problemi do të përhapet edhe te anëtarët e tjerë të skuadrës. Për momentin nuk është e qartë nëse brenda ka rënë një grip i thjeshtë, ndoshta prej ajërit të kondicionuar në stadium, apo për një shpërthuim të Covid.

Franca ka vendosur maskat paraprake dhe xhelin dezinfektues në mënyrë që skuadra të mos shkatërrohet në funksion të takimit të së dielës, finales së madhe./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2022 17:12

Tags: , ,