Sakineh, do të ekzekutohet nesër
Pëlqej
43-vjecarja iraniane Sakineh që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës do të ekzekutohet nesër. Sipas mediave ndërkombëtare gruaja, e cila u shpall fajtore nga organet e drejtësisë iraniane për tradhëti dhe për bashkëpunim në vrasjen e bashkëshortit të saj, do të ekzekutohet me gurë, një prej ndëshkimeve më të rënda me vdekje që përdoret në vendin islamik.

Çështja e Sakineh mobilizoi mbarë botën perëndimore, duke bërë që autoritetet iraniane të pezullonin për pak kohë dënimin me vdekje. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori