Sahara arrin në Europë: Do të sjellë shiun e kuq
Erërat që do nga jugu gjatë ditëve në vijim, pritet të sjellin e Europë sasi të mëdha të rërës nga shkretëtira e Saharës

Rëra dhe pluhuri do të arrijnë në Kosovë më 8 janar, dhe kjo do të vazhdojë për disa ditë.

Erërat e ngrohta sjellin në Europë rërën afrikane çdo vit, vetëm se ndonjëherë sasia është më e madhe.

Këtë vit, këto erëra do të arrijnë deri në Angli, duke përfshirë pjesën më të madhe të Europës.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para 2 vitesh. Përpos rërës stuhia erërat pritet të sjellin edhe ajrin e ngrohtë, por edhe shiun apo borën ‘e kuqe’.

Shiu apo bora e kuqe është fenomen që ndodh kur reshjet përzihen me pluhurin apo rërën dhe marrin ngjyrë të kuqërremtë.

Rëra e pluhuri zakonisht vjen nga shkretëtirat, pasi erërat e ngrohta e bartin atë me qindra e mijëra kilometra nëpër atmosferë, ndërsa bie në tokë kur bashkohet me reshjet.

Shiu i kuq apo i përgjakur është hasur me mijëra vjet më parë, ndërsa për të mund të lexohet edhe në Iliadën e Homerit. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori