Pavlopoulos e thotë troç: Ky është kushti i Greqisë për Shqipërinë në BE

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të organizatës së minoritetit grek Omonia, ambasada e Greqisë në Shqipëri organizon një aktivitet festiv, gjatë të cilit ambasadorja Soia Filipidu do të transmetojë mesazhin e presidentit Pavlopulos.

Në letrën e tij, presidenti grek shënon se “Greqia është e gatshme në çdo kohë të mbështesë çdo iniciativë e aktivitet për progresin e mirëqënien e minoritetit grek të Shqipërisë, pranë të cilit qëndrojmë të paepur e do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Gjatë kësaj periudhe organizata Omonia, shpesh herë në kushte tepër të vështira, arriti të përfaqësojë me dinjitet Helenizmin e Shqipërisë, duke dhënë mjaft beteja për mbrojtjen e të drejtave themelore bazë”, ka theksuar Pavlopulos.


Shtuar 11.01.2020 18:38