Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Saakashvili kërkon armëpushim
Albeu.com
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka bërë të ditur nënshkrimin e propozimit të armëpushimit, që gjithashtu do t'i paraqitet Moskës nga ministrat e Jashtëm të Francës dhe të Finlandës.Në një konferencë për shtyp përpara reporterëve perëndimorë, Saakashvili u shpreh se pala gjeorgjiane bashkë me ndërmjetësuesit e BE-së, po përpiqeshin t'i jepnin fund këtij konflikti, sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, presidenti theksoi se aeroplanët luftarakë rusë qarkullonin edhe mbi pallatin presidencial, ndërkohë që sipas raportimeve, vetëm 15 minuta më vonë, aeroplanët rusë bombarduan në afërsi të rezidencës presidenciale, duke shkaktuar kështu edhe shqetësimet për një anullim të mundshëm të armëpushimit. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner dhe ai finlandez, Aleksander Stubb janë nisur drejt Moskës, pasi një dite të mbushur me takime me zyrtarë gjeorgjianë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të konfliktit mbi provincën separatiste të Osetisë së Jugut. Stubb theksoi se ndërmjetësuesit janë përpjekur të bashkojnë disa elementë për "një rrugëzgjidhje të detyrueshme" në planin e armëpushimit dhe të tërheqjes së ushtarakëve. Ndërkohë që burime të paidentifikuara pranë delegacionit evropian theksuan se dy ministrat, bashkë me homologun e tyre gjeorgjian, mund të vizitojnë qytetin gjeorgjian Gori, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga bombardimet ajrore ruse.
Shtuar më 11/08/2008, ora 19:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori