Sa shpejte ndryshojne gjerat, c'thoshte dje e c'thote sot!
Albeu.com
Miliarderi rus Sergei Polonsky, që ishte bërë i njohur me deklaratën e tij se çdokush, që në Rusi nuk bëhet miliarder, është humbës, sot shpalli rënien totale të kompanisë së tij Mirax, dhe tha se do t’i ndalë të gjitha punët.Javën e kaluar një gjyq e bllokoi pasurinë e tërësishme të kompanisë Miraks, për shkak se nuk e kishte paguar borxhin në shumë prej 242 milionë dollarësh.

Vjet, në listën e revistës Forbes, vlera e kësaj kompanie ishte 1.2 miliard dollarë.

Po këtë vit, ai kishte thënë se “ata që nuk e kanë një miliard mund të shkojnë në djall”, por tash thotë se gjërat kanë ndryshuar.

Analistët vlerësojnë se borxhi i kompanisë së tij, Miraks, është ndërmjet 600 e 700 milionë dollarë. (rel/albeu)
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori