Sa e veshtire eshte te besh biznes ne Shqiperi dhe Maqedoni?
Albeu.com
Banka Boterore ka publikuar për të pestin vit radhazi raportin "Të bësh biznes 2008" (Doing Business 2008). Maqedonia e 75-ta ndersa Shqiperia e 136-ta nder 178 vende. Na e kalojnë dhe Mongolia, Kolumbia, Kenia...Deklaratat e njëpasnjëshme të përfaqësuesve të biznesit në vend, si dhe konstatimet e FMN-së për situatën jo fort pozitive për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë, janë konkretizuar me të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore. Institucioni financiar më i rëndësishëm në botë ka publikuar për të pestin vit radhazi raportin "Të bësh biznes 2008" (Doing Business 2008), duke iu referuar të dhënave të ofruara nga kompanitë lider në treg, për sa i përket shërbimit që ofrojnë ndaj biznesit. Në varësi të të dhënave rreth mundësive për të bërë biznes në Shqipëri, BB e rendit vendin në të 136-n, nga 178 vende të listuara gjithsej. Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar edhe një herë pasigurinë që kanë të huajt për të investuar te ne. Rezultati i renditjes erdhi nga vëzhgimet drejt problemeve që has biznesi në marrjen e lejes për aktivitet privat, në mbrojtjen e së drejtës për të zhvilluar aktivitetin, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve, etj.

Renditja

Vendi ynë renditet i 136 ndër 178, të renditura nga BB-ja rreth mundësisë që ofrojnë për të bërë biznes. Nisur nga kjo, Shqipëria pozicionohet shumë shkallë poshtë vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi, të cilat renditen respektivisht 75 dhe 81, falë kushteve optimiste që u kanë ofruar investitorëve të brendshëm e të huaj. Shumë më mirë se vendi ynë paraqiten sipas BB-së shtete si Mongolia, Kolumbia, Kazakistani apo Kenia e Nikaragua. Në përgjithësi, vendet e Lindjes e kanë të përmirësuar klimën e biznesit, sidomos Bullgaria, Rumania dhe Serbia, sikurse shihet nga renditja. Vendi ynë ka lënë pas Ukrainën dhe Irakun, ndërsa shtetet e tjera vijnë nga Afrika, ku varfëria është e tejskajshme.

Shqipëria

Në raportin e Bankës Botërore, "Të bësh biznes 2008", një ndër arsyet e kësaj klime jo fort pozitive, për sa i përket Shqipërisë, përmendet fakti i ndryshimit të sistemit fiskal çdo vit, e cila e bën të vështirë planin afatmesëm të investimit. Si vendi ynë, rreth kësaj problematike renditen Bullgaria, Meksika dhe Moldavia. Ndërsa për të nisur një biznes të ri në Shqipëri, një individi i duhen 36 ditë dhe 10 hallka procedurale. Këta dy faktorë kanë ndikuar që BB-ja ta rendisë Shqipërinë në të 123-in për sa i përket fillimit të një aktiviteti të ri dhe në vendin e 168 sa i përket marrjes së licencës. Ndërsa në Maqedoni, nevojiten vetëm 15 ditë dhe 9 hallka procedurale. I vetmi aspekt pozitiv i raportit për vendin tonë lidhet me shërbimin në sistemin bankar, i cili duket i përmirësuar, sidomos në afatin për miratimin e kredisë, të renditur në vendin e 44 nga 178 vende gjithsej. Për hartimin e këtij raporti, për vendin tonë Banka Botërore ka përdorur përvojat e shoqërive private konsulente për fusha të ndryshme si dhe organizmat e huaja, që shërbejnë në Shqipëri, po në raport me biznesin.



Som

Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar pasigurinë e të huajve për të investuar



Vendet e renditura nga BB mbi mundësinë e të bërit biznes 2008:

1-Singapori
2-Zelanda e Re
3-SHBA
45-Hungaria
46-Bullgaria
48-Rumania
52-Mongolia
53-Italia
55-Sllovenia
57-Turqia
63-Xhamajka
65-Panamaja
66-Kolumbia
67-Tridad & Tabako
71-Kazakistani
72-Kenia
75-Maqedonia
76-Pakistani
79-Ishujt Solomon
81-Mali i Zi
84-Guineja e Re
86-Serbia
87-Gana
92-Moldavia
93-Nikaragua
94-Qiproja
96-Azerbajxhani
97-Kroacia
100-Greqia
105-Bosnjë-Hercegovina
106-Rusia
114-Guatemala
116-Zambia
122-Brazili
121-Honduras
123-Indonezia
130-Tanzania
131-Gambia
133-Filipinet
134-Mozambiku
136-Shqipëria
138-Uzbekistan
139-Ukraina
141-Iraku
142-Surinami
145-Kamboxhia
148-Haiti
149-Madagaskari
152-Zimbabve
156-Togo
173-Chad
177-Rep. Afrika Qen.
178-Kongo
(g. Shqip)
Shtuar më 15/05/2008, ora 21:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori