“Masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë duke përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, peshkun dhe diamante jo-industriale, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë./albeu.com