Ushtari rus godet mbi ta, qytetarëve ukrainas nuk u “trembet syri” (VIDEO)

Një moment interesant është filmuar në Ukrainë, kur një ushtar rus qëllon me armë mbi kokat e protestuesve ukrainas dhe këta të fundit që nuk e “trembin syrin”.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e ditës së dielë në qytetin e Khersonit.

Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të qytetit, rusët po përpiqen të organizojnë një pseudo referendum në këtë qytet port për të krijuar një tjetër krahinë separatiste, siç bënë me Krimenë, apo të ashtuquajturat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.

Ndërsa kryebashkiaku, Ihor Kolykhaiev, tha se protesta tregoi se qyteti është pjesë e Ukrainës. Ai gjithashtu tha se mban kontrollin administrativ të qytetit. “Këtu jetohet normalisht, të gjithë këshilltarët bashkiakë janë në punë dhe ngrihet flamuri i Ukrainës”, tha ai në një postim në Facebook.