Rusia thërret në takim urgjent ambasadorin e Izraelit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin e Izraelit, për t'i shpjeguar një incident me shkëmbim zjarri mes aeroplanëve izraelitë dhe forcave të Qeverisë së Sirisë javën e kaluar.

Kutjojmë se Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar Assad, dhe i ka ofruar mbështetje të rëndësishme ushtarake dhe politike forcave të tij.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogadov, tha se Rusia shpreh shqetësimin e saj për shkëmbimin e zjarrit gjatë të cilit Siria i gjuajti me raketa aeroplanët luftarakë të Izraelit të cilët ndodheshin në një mision për ta shkatërruar një konvoi me armë që për destinacion kishin Hezbollahun, grupin militant libanez të mbështetur nga Irani. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}