E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Rusia tërbohet kur sheh fuqinë e NATO-së në Detin e Zi
Rusia do marrë masa direkte si përgjigje ndaj manovrave të NATO’s në Detin e Zi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë ruse, Alexander Grushko ka kundërshtuar ashpër aksionet ushtarake të aleancës veri-atlantike në rajonin strategjik, duke insistuar se kjo rrezikon stabilitetin.

Komentet e tij vijnë pasi pesë anije luftarake kanë marrë pjesë në një ushtrim detar të udhëhequr nga shteti i Rumanisë në Detin e Zi, si pjesë e operacionit Sea Shield 2019.

Grushko tha se shteti i tij po i sheh si shumë negativ zhvillimin gjithmonë e në rritje të aksioneve ushtarake afër territorit të shtetit rus.

“Aktivitetet e tyre në detin e Zi nuk mund të shtojnë sigurinë, ato vetëm rrezikojnë stabilitetin rajonal. Ne definitivisht do të marrim masa ndaj për të neutalizuar rrezikun që lidhet me aktivitetin në rritje të NATO’s në atë rajon”, tha Grushko për reporterët pas përfundimit të Asamblesë për politikat e jashtme dhe atyre të mbrojtjes së shtetit të tij.

Ndryshe zona rreth Detit të Zi ka qenë në fokus të rritjeve të tensioneve në muajt e fundit. Tre anije luftarake ukrainase u kapën nga flota ruse në nëntor të vitit të kaluar.
Shtuar më 14/04/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori