Rusia tall Evropën "pederaste"

Rusia kërcënon NATO-n dhe vendet e BE jo vetëm ushtarakisht, por edhe i provokon me karikatura në rrjetet sociale.

Ambasada ruse në Britaninë e Madhe postoi dy karikatura, që shkaktuan shumë debat në mediat evropiane, pasi ishin një tallje për Evropën.

Në njërën prej karikaturave shihet një ari i fortë dhe i vetëdijshëm për fuqinë e tij, që pozon si fitimtar përballë një Evrope nervoze.

“Nëse Rusia është në rënie, pse shqetësohemi? Ndoshta, shqetësimi real është rënia e Perëndimit dhe fakti që ne i menaxhojmë gjërat më mirë,” thuhet në diçiturën e karikaturës.

Evropa paraqitet si një zonë e rrethuar me gardh, ku jetojnë derrat e kursimit, që shajnë ariun rus.

Në portën e Evropës shkruhet E-Zone, një vlerësim se paraja është vlera kryesore e Evropës.

Në sfond shihet edhe një flamur i lëvizjes së homoseksualëve.
Sipas Bild, simbolika është e qartë: Rusia është fuqia në rritje, perëndimi me vlerat liberale si ajo e homoseksualëve, është në rrënim. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2016, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori