Rusia: Sulmi ndaj Iranit, "Një gabim serioz”
Sergei Lavrov
“Sulmi ndaj Iranit do të ishte një gabim serioz” ka deklaruar ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov duke e konsideruar idenë e sulmit të Iranit si një lëvizje të gabuar.

“Një sulm ushtarak kundër Iranit do të ishte një gabim shumë serioz që do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme. Kjo nuk është një zgjidhje ushtarake për problemin bërthamor të Iranit ose ndonjë problem tjetër në botë”, u shpreh Lavrov.

Ndërkohë që reagimet e tij erdhën pas komentit të bërë nga presidenti i Izraelit Shimon Peres ku tha se po rriteshin gjasat për një sulm eventual ndaj Iranit.
Paralajmërimi i Izraelit erdhi para prezantimit të një raporti nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara që pritet të bëhet këtë javë.

Mediat amerikane thanë se raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore akuzon Iranin për ndërmarrjen e hapave të rëmdësishëm rreth ndërtimit të armëve bërthamore.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vazhdimisht vërejtjen Iranit rreth programit të tij bërthamor.

Mirëpo, Lavrov tha se fushatat aktuake ushtarake si ajo e NATO-s në Afganistan kanë dëshmuar rrezikun e ndërhyrjes ndërkombëtare./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori