Rusia: Sulmet e SHBA-së mbi ushtrinë siriane vënë në rrezik armëpushimin
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të mbi forcat ushtarake siriane, kërcënojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri.

Ndërkohë, MPJ e Rusisë i ka bërë thirrje Uashingtonit të hetojnë incidentin.

Avionët ushtarakë amerikanë kanë vrarë më shumë se 60 ushtarë sirianë në katër sulme ajrore, njofton "Reuters".

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një burim bnreda ushtrisë në aerportin Dier al-Zor ka thënë se të paktën 90 ushtarë sirianë janë vrarë.

Ministria e Jashtme ruse thotë se incidenti ka ndodhur si rezultat i kundërshtimit të Uashingtonit që të bashkëpunojë me Moskën për të luftuar militantët e Shtetit të vetëshpallur Islamik, Frontin Nusra, që njihet si Jabhat Fatah al Sham, dhe grupe të tjera terroriste. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2016, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori