Aftësitë e fëmijëve, Lira Gjika: Përpiquni të shihni tek ta arritjet e tyre dhe jo ato që ende s’mund t’i bëjnë

Prindër, përpiquni të identifikoni te fëmijët arritjen e tyre dhe jo ato që ende nuk mund ti bëjnë. Përpiquni ti shihni fëmijët tuaj ashtu siç janë dhe jo ashtu siç i keni ju në mendje.

Është e vërtetë që çdo prind ka disa pritshmëri për fëmijën e tij dhe nëse vërtet do që fëmija të bëhet i tillë, të mos dallojë te fëmija mosarritjet, por të dallojë i pari atë gjënë e re edhe pse shume e vogël, që fëmija ka mundur të realizojë. Natyrisht arritjet janë shumë më të pakta në raport me ato që nuk bën, por edhe fëmija është ende shumë i vogël.

Edhe një gjë, mos e krahasoni kurrë fëmijën qoftë edhe me motrën ose vëllain. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe kanë lindur në kohë të ndryshm. Dhe e dyta, ju vetë ndiheni shumë keq, kur ju krahasojnë me të tjerët ose ju thonë, që ai apo ajo e bën një gjë po ju pse nuk e bëni apo nuk e keni.