Përveç të ftohtit të acartë, Evropa po përballet edhe me mungesën e
gazit pasi vendi kryesor që furnizon me gaz
Rusia ka shkurtuar
furnizimin për shumë nga shtetet europianë për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm në Rusi.
“Mund të konfirmoj se ka pasur një rënie të furnizimit me gaz në shtete të ndryshme anëtare si në Poloni, Sllovaki, Austri, Hungari, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Itali. Megjithatë, nuk është një situatë emergjente”, ka deklaruar zëdhënësja e BE-së Marlene Holzner. “Gazprom”, kompania ruse që ka monopolin e eksportit të
gazit, deklaroi të premten se po furnizonte brenda të gjitha mundësive. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012,
ora 10:31