Rusia: SHBA-ja krijoi ISIS-in (FOTO LAJM)

Moska zyrtare ka akuzuar Uashintonin se ka ndihmuar grupin terrorist ISIS që të rritet në përmasa demonike, duke thënë se Amerika është përgjegjëse për dhënien e ndihmave financiare për grupin terrorist në të kaluarën.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov tha se SHBA-ja dhe një numër i madh shtetesh perëndimore kanë ndërhyrë në Siri dhe në Libi për interesa personale dhe si pasojë iu janë dashur të mbështesin krahun ekstrem.

Ai tha se SHBA-ja dhe aleatët kanë qenë ata që kanë ndihmuar në zhvillimin e jashtëzakonshëm të opozitës siriane, duke ndihmuar ata me armatime dhe ushqime.

Rusia ka qenë dhe mbetet një aleate e fortë e Bashar Al Assad dhe ka kundërshtuar pajisjen me armë edhe të Ushtrisë së Lirë Siriane./albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori