Rusia sfidon sërish SHBA-të, ja për çfarë vë veton në OKB
Rusia nuk e lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja, e cila do kërkonte nga Koreja e Veriut që "të mos kryejë më teste bërthamore" dhe të ndalojë lëshimin e raketave.

Kujtojmë se Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë SHBA-në. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori