Rusia: Serbia nuk eshte e njejta gje si Jugosllavia
Albeu.com
Në Ditën e Evropës për pjesën më të madhe të Evropës, dhe Ditën e Fitores për Rusinë, më 9 Maj, në Moskë do të parakalojnë 11 500 ushtarë, në mesin e të cilëve edhe marina amerikanë, pjesëtarë të SAS-i britanik e ushtarë të Polonisë.Mirëpo, ftesa nuk i është bërë edhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, as ministrit të Mbrojtjes Dragan Shutanovac, anipse, si vlerësojnë në Beograd, Serbia si anëtare e koalicionit antifashist ka pasur viktima të shumta gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan edicioni online i “Blicit”.

Në Rusi kanë thënë se Serbisë nuk i është dërguar ftesa sepse në luftë ka marrë pjesë Jugosllavia. Konstantin Nikiforov, drejtor i Institutit për studime sllave në Akademinë e Shkencave Ruse, ka thënë se në defileun ushtarak do të marrin pjesë vetëm ushtritë e forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

“Serbia nuk është e njëjta gjë si Jugosllavia. Po të ftonim Serbinë, atëherë do të duhej të ftonim edhe Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Malin e Zi”, ka sqaruar ai.

Ndërkaq, ministri serb Shutanovac ka thënë se raportet ushtarake ruso-serbe nuk janë të mira sa ato politike, por ka shtuar se nga fundi i vitit do të mund të përmirësoheshin edhe raportet ushtarake, pasi në Beograd pritet në atë kohë të vijë një delegacion i prirë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse.
Shtuar më 08/05/2010, ora 00:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori