Rusia propozon paketat 100 milion dollarëshe për vizitat hapësinore
Rusia do t’u propozojë turistëve paketa udhëtimi për në hapësirë brenda një kohe të shkurtër, duke vendosur një çmim fillestar 100 milionë dollarë dhe udhëtime mjaft komode, u shpreh sot një drejtues i sektorit hapësinor rus.

Vladimir Solntsev, drejtor i kompanisë publike ruse ”Energia” që projekton dhe merret me teknikat më të fundit për ndërtimin e mjeteve të hapësitës, pohoi për të përditshmen ruse ”Komsomolskaja Pravda” se po diskutonin rreth mundësisë së paketave turistike për të udhëtuar në hapësirë.

“Studimet e tregut tregojnë se ekziston vërtet një grup që është i gatshëm për të paguar deri në 100 milionë dollarë”, tha ai duke shtuar se për turistin e parë do të ketë me shumë gjasa një tarifë pak më të lirë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori