Rusia propozon gjoba për shpërndarjen e gazetave të huaja
Ministria e Komunikimeve të Rusisë, ka përgatitur një projektligj, i cili do të gjobistë shpërndarjen gazetave dhe revistave nga vendet e huaja, pa lejen e qeverisë.

Zëvendësministri, Aleksei Volin, ka thënë për Interfax, se ligji do të ketë si objektiv, “individët”, që shpërndajnë publikime të huaja pa licencë.

Ai ka thënë se gjobat nga 1,000-30,000 rubla (16-500 dollarë).Vendimi për një dënim të tillë është planfikuar të përfshihet në një nga ligjet aktuale në Rusi.

Volin ka thënë se legjislacioni i propozuar nuk ndalon shumëfishimin e artikujve të huaj që janë nga mediat ruse, ose shpërndarjen e artikujve individual në forma tjera./albeu.com/


Shtuar më 04/08/2017, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori