“Rusia përfiton nga sekretet që nxjerr Assange”
Gazeta New York Times, shkruan se themeluesi dhe redaktori i WikiLeaks, Julian Assange shpesh i shmanget kritikave ndaj Rusisë, ndërkohë që sulmon me ashpërsi Shtetet e Bashkuara dhe vende dhe organizata të tjera perëndimore.

Në një artikull të gjatë botuar në numrin e saj të së enjtes, gazeta analizon nxjerrjen e informacioneve nga ana e WikiLeaks dhe ndryshimet e qëndrimeve të Assange, që megjithëse nuk provojnë se ai koordinon punën e WikiLeaks me Kremlinin, sipas New York Times, janë të favorshme për të.

Ai ka kritikuar në intervista mungesën e transparencës nga Shtetet e Bashkuara, por jo qeverinë e Vladimir Putinit, që ka shtypur ashpër kundërshtarët, duke i burgosur dhe i vrarë ata, ndërsa konsolidon kontrollin mbi median dhe internetin.

'Gazeta përmend faktin e nxjerrjes në korrik të rreth 20 mijë emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat në Shtetet e Bashkuara, të cilat linin të kuptohej se partia kishte favorizuar Hillary Clinton ndaj rivalit të saj në zgjedhjet paraprake, Bernie Sanders.

Assange konsiderohet nga gazeta si një kukull e manipuluar nga Vladimir Putin.

"Shtypi i lirë amerikan po krijon një djall në përpjekjen e tij për të mbrojtur Hillary Clinton", ka thënë ai.


Veprime të tilla konsiderohen nga New York Times si një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Assange me interesat e shtetit Rus.

Assange është shprehur në intervistën e ditës së mërkurë se Wikileaks është i paanshëm dhe se do të vijojë të publikojë informacione në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Përkrahësit e tij thonë se Assange punon vetëm për interesin e publikut por kritikët thonë se ai është larguar nga misioni fillestar.

Ndërsa Putin, u bazua në komentet e tij për të hedhur poshtë akuzat, gazetarët rusë shprehën zhgënjimin e tyre me qëndrimin e Assange që vinte në dyshim përkushtimin e tyre. /albeu.com/






Shtuar më 01/09/2016, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori