Presidenti i
Ukrainës, Petro
Poroshenko, tha se shërbimet e sigurisë së Rusisë po
ndërmarrin luftë
kibernetike kundër Ukrainës, pasi hakerat kanë sulmuar mbi 6.500 herë institucionet shtetërore të
Ukrainës në dy muajt e fundit.
"Hetimi i një numri të incidenteve indikon pjesëmarrjen direkte ose indirekte të shërbimeve të sigurisë ruse, që
ndërmarrin luftë
kibernetike kundër vendit tonë", tha mbrëmë
Poroshenko.
Ai ka kërkuar që Siguria Kombëtare dhe Këshilli i Mbrojtjes i
Ukrainës të
ndërmarrin masa mbrojtëse.
"Sot mbeten të mundshme aktet e terrorizmit dhe të sabotimit në kapacitetet kritike të infrastrukturës", tha
Poroshenko.
Nga ana tjetër, Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për sulme
kibernetike. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2016,
ora 09:48