E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Rusia përpiqet ta zgjidhë konfliktin e Sirisë
Rusia i ka bërë thirrje opozitës siriane që të ulet në tryezë bisedimesh me qeverinë e Bashar Al Asad në Moskë, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për konfliktin e armatosur që ka mbërthyer vendin.

Bëhet me dije se 28 përfaqësues të lartë të opozitës siriane e kanë pranuar një ftesë të tillë.

Në mesin e të ftuarve janë edhe udhëheqësi i koalicionit kombëtar sirian, Hadi al-Bahra si dhe dy ish-udhëheqsit e koalicionit, Moaz al-Khatib dhe Abdel Basset Sida.

Opozitari sirian nuk ka bërë me dije nëse ftesat do të pranohen pozitivisht nga Rusia e cila është aleat kyç i presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, janë vrarë më shumë se 200 mijë njerëz./albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori