Rusia për sanksionet: Shtojnë konfliktin në Ukrainë
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se sanksionet e Evropës dhe SHBA-së kundër Ruisë shtojnë akoma më tej tensionin dhe konfliktin në Ukrainë.

Sanksionet dërgojnë një sinjal të mbështetjes direkte për palën luftarake në Kiev”, tha Lavrov për "El Pais".

Lavrov shtoi se megjithatë marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë kanë vend për tu përmirësuar, por se për tu arritur kjo, "duhet që SHBA-ja dhe BE-ja të ndjekin zërin e arsyes".

Ndërsa, lidhur me armëpushimin, ministri i jashtëm i Rusisë shpjegoi se "ai po zbatohet në përgjithësi". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori