Shpërthim me tritol në Pogradec

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:50 ka pasur një shpërthim me tritol në fshatin Vërdovë, Pogradec, raporton policia.

Shpërthimi ka ndodhur në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit Arben Xhukellari , 44 vjeç.

Nga informacionet e deri tanishme, ky shtetas ka qenë në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për lejim të prerjes së druve. Mësohet se ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor.

Sipas informacioneve, nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 08:05