Pioli: Inter është favorit për skudeton, ne do të bëjmë maksimumin në derbi

Tekniku italian i Milan-it, Pioli ka folur për “Amazon Prime Video” për ndeshjen ndaj Inter-it.

“ Dje ne donim të bënim fitoren e parë në Champions por ishte e vështirë. Më duhet ta pranoj se nuk jemi të përgatitur për të luajtur në një kompeticion të ktillë. Duhet të përgatitemi më mirë për sezonin e ardhshëm.

Në Seria A po bëjmë shumë mirë. Jemi ende të pamposhtur dhe po zhvillojmë një lojë shumë të mirë. Të dielën është derbi i Milanos, shumë emocione gjithmonë përpara një ndeshje si kjo.

Ne do të përgatitemi, do jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Inter-it, ata janë shumë të fortë.

Mendoj se Inter është favoriti kryesor për skudeton, por ne nuk jemi Milan dhe nuk do ja bëjmë rrugën e lehtë. Të dielën do të tentojmë ti mposhtim, do jetë e vështirë por ne nuk do të dorëzohemi, duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe moralisht.”

Këto kanë qënë fjalët e Piolit ku tregon qartë se derbi është një sfidë e vështirë për të dyja ekipet e Milanos, dhe fituesi nuk dihet asnjëherë se cili do të jetë./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 11:59