Rusia: Nuk do merret asnje sanksion ndaj Iranit
Rusia nëpërmjet zëvëndësministrit të jashtëm është shprehur gjatë ditës së sotme se nuk do të merrej asnjë sanksion nga Rusia ndaj Iranit .

Deklarata e tyre vjen pas raportimit të OKB-së që konfirmoi zhvillimin e programeve bërthamore në këtë vend me qëllim ushtarak.

Gjatë një deklarate dhënë për Agjensinë e Lajmeve “Interfax” zëvendësministri i Jashtëm, Gennady Gatilov, deklaroi se shtimi i sanksioneve do të mund të interpretohej si një ndërhyrje në punët e brendshmeIranit. Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin paralajmëruar të martën se do të kërkojnë masa të reja shtrënguese ndaj Teheranit, për ta detyruar që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor me mjete paqësore.

”Masat e reja shtrënguese ndaj Iranit do të shiheshin nga komuniteti ndërkombëtar si mënyra për të forcuar një ndryshim regjimi në Iran. Rusia nuk ka përkrahur asnjëherë ndërhyrjen në çështjet e brendshme të një shteti dhe do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në këtë rast”, deklaroi Gatilov. “Ideja e sanksioneve është e papranueshme për ne dhe nuk do t’i marrin në konsideratë këto propozime” - është shprehur ai.

Duke parë vendin që zë Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një votë kundër mund të bllokonte sankionet ndaj ketij vendi, pasi Moska ka një prej pesë votave që vendosin veto në këtë organizatë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori