Rusia njoftoi ndertimin e raketave berthamore
Albeu.com
Rusia, pavarësisht nga marrëveshja e kërkuar për çarmatimin nuklear me SHBA-në, dëshiron të prodhojë raketa të reja atomike. Presidenti Dimitri Medvedev tha në televizion, se me raketat e një gjenerate të re, Rusia dëshiron të ruajë frikësimin atomik. Ky plan është në përputhje me negociatat për çarmatimin me SHBA-në, të cilat janë në prag të përfundimit. Medvedjev pranoi se në Rusi ka deficite demokratike dhe njoftoi reforma, ndër të tjera në sektorin e policisë. (dw)
Shtuar më 25/12/2009, ora 17:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori