Rusia nis në hapësirë anijen kozmike me një rus dhe amerikan në bord
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rusia ka nisur një anije kozmike drejt hapësirës që kishte në bord një astronaut rus dhe një astronaut amerikan nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, me destinacion Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Anija kozmike ”Sojuz MS-04” u ngrit në orën 07:13 GMT, ndërkohë që për komandantin rus të bordit, Fjodor Jurçihin është misioni i pestë hapësinor dhe për inxhinierin amerikan, Jack Fischer hera e parë që udhëton në hapësirë.

Fluturimi në hapësirë i dy personave do të zgjasë rreth gjashtë orë, për një operacion të anijes kozmike ”Sojuz” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar parashikuar në orën 13:23 GMT.

“Anija kozmike u ngrit nga Bajkonuri me sukses. Tre katet e para të saj u vendosën anijen e banuar në orbitë, tetë minuta dhe 48 sekonda pas ngritjes”, theksoi në një komunikatë agjencia hapësinore ruse ”Roskosmos”
Shtuar më 20/04/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori