Rusia ndalon pirjen e duhanit në ambiente publike
Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar projektligjin i cili ndalon pirjen e duhanitambiente publike. Parlamenti e miratoi ligjin në fillim të shkurtit dhe vetëm një deputet votoi kundër ndërsa ai do të hyjë në fuqi në 1 qershor.

Sipas ligjit, do te ndryshoje çmimi i paketave te duhanit ndërsa dhe reklamat e tyre do te jene te kufizuara. Legjislacioni i plotëson disa nga rekomandimet e përmendura në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi pirjen e duhanit në Rusi botuar në vitin 2011.


Rusia është një nga vendet me numrin më të madh të duhanpirësve në botë dhe kjo është një sfidë për qeverinë e cila kërkon të përmirësojë shëndetin publik. /albeu.com/

Shtuar më 25/02/2013, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori